Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” të drejtuar nga dy binjakët Donald dhe Romeo Veshaj .
Shaqiri bëri edhe krahasimin me lojës së banorëve vitin e kaluar me atë te pjesëmarrësve të edicionit aktual.
Balerini i njohur u shpreh se debati dhe ofendimet në edicionet e kaluara ishin më të pranueshme, ndërkohë që debatet e ashpra tejkalojnë kufijtë e “njerëzillikut”.
Pyetjes me tendencë dhe me shaka të Romeo Veshajt se nëse këtë vit do e fitojë ai që e meriton ai është përgjigjur me shumë siguri: ”Absolutisht”.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Me ne çdo gjë ishte në normat e njerëzillikut, kurse kjo lloj sjellje që shumë banorë kanë aty brenda me njeri -tjetrin këtë vit nuk është fare e pranueshme për mua. Ofendimet tona ishin o mbret, o perandor, faraon.
Donaldi: Fokusohemi te ofendimet diku nga mesi ti ke thëne do t’ju shkatërroj dhe unë ta kam përdorur deri në finale vjet këtë shprehje. Mua për shembull me ke thëne djalë i shtrembër.
Iliri: I gjate me pak kurriz te dal te kam thëne .
Romeo: Unë jam fisnik dhe mendoj qe e meritoje por pyetja ime është kjo, a mendon se ketë vit produksioni do tregohet i drejte dhe do t’ia japi çmimin e madh ati qe e meriton.
Iliri: Qe do e meritoje? Absolutisht Kjo është pyetje 100 mijë euro . Po ti i nxjerr për 1 muaj ato lek o plak.
Romeo: Jo më ka rënë forca edhe mua.