Inter e Barcelona takim për merkaton. Presidenti katalan, Joan Laporta dhe drejtori sportiv Alemany përfituan nga transferta portugeze e zikaltërve, për të zbarkuar në Oporto të martën, ku edhe takuan homologët e tyre te Interi, Marotta e Ausilio.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit më të lartë të të dy klubeve kanë folur për lojtarë si Kessie e Brozovic, për të cilët është negociuar edhe në janar, por edhe emra të rinj si Umtiti e Jordi Alba. Xavi vijon të kërkojë me ngulm kroatin Brozovic, i cili nuk është më titullar te Interi, me shpërthimin e Calhanoglu dhe zikaltrit janë gati ta japin, por me një kusht. Duan në këmbim mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, i cili u transferua te Barcelona verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Milanin. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart” Shkëmbimi ishte pranë edhe në janar, por atëherë dështoi gjithçka dhe tani vijojnë bisedimet për ta bërë të mundur transferimin e dyfishtë në muajin janar.

Gjithashtu zikaltrit kanë kërkuar informacion edhe për mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili është në huazim te Lecce dhe po bën mjaft mirë në Serinë A. Interi është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje një vit më vonë, teksa katalanët duket se janë dakord.

Temë e bisedës ka qenë edhe tranferimi i Jordi Albës në Milano, por mosha e spanjollit nuk josh shumë drejtuesit e Interit, që kanë tashmë jo pak futbollistë 30 vjeç e lart dhe nuk duan ta ngrenë më shumë mesataren.