Inter do të bëjë disa ndryshime sezonin e ardhshëm, ku pritet të ketë disa largime, madje edhe të sakrifikuar të cilët mund të mbushin arkat e klubit.
Sipas raportimeve nga “Sport”, Interi vazhdon të shpresojë të shohë Franck Kessie me fanellën zikaltër sezonin e ardhshëm.
Joan Laporta dhe Mateu Alemany janë planifikuar të takohen me drejtorin sportiv të klubit italian, Beppe Marotta, për të diskutuar rikthimin e mundshëm të lojtarit në San Siro.
Gjithashtu sipas gazetës katalanase, Barcelona do të ishte e gatshme ta shiste mesfushorin nëse në negociata do të përfshihej emri i Marcelo Brozovic.
Edhe pse Kessie ka deklaruar që është i lumtur te Barça, edhe pse pse Xavi e ka lartësuar emrin e Kessie, ish-mesfushori i Milanit mund të përfundojë tek Inter.