Ish-drejtuesi i Milanit kritikon Maldinin. Massimiliano Mirabelli ka deklaruar se largimi me parametra zero i futbollistëve si Donnarumma, Kessie e Calhanoglu nuk është aspak një gjë e mirë, pasi klubit i mungojnë disa miliona.

Dy drejtuesit e Milanit, Maldini e Massara kanë përfunduar në shënjestrën e Mirabellit, i cili ka sjellë në vëmendje se gjatë kohës së tij, askush nuk la kuqezinjtë me parametra zero.

“Kam qëndruar te Milani vetëm 18 muaj dhe nuk ishte koha e mjaftueshme për ta riorganizuar siç duhet. Kur erdha, kishim 11 lojtarë në skadencë dhe nuk iku asnjë me parametra zero. Më pas ikën tre emra të rëndësishëm, si Donnarumma, Calhanoglu e Kessie, nga të cilët mund të ishin arkëtuar mbi 100 milionë euro. Tani Milani rrezikon të humbë njësoj edhe Leaon dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë”, u shpreh Mirabelli.