Tedi Cara ka plotë suar dje ëndrrën e çdo tifozi të Partizanit. T’i shënojë gol me finte Tiranës në një ndeshje derbi. Dhe një gjë e tillë ndodhi më 6 mars në “Air Albania”. Sulmuesi i të kuqve pranoi në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” se goli me finte ishte diçka spontane, pasi mendjen e kishte te goli dhe jo mënyra e ekzekutimit.

Hyrët nga stoli i karikuar dhe arritët menjëherë që ta gjenit golin…?

Karikimi ishte lënia në stol dhe duke më lënë në stol, normal që unë kisha inatin tim. Që do të thotë se kur hyra në fushë doja t’i tregoja të gjithëve se e meritoja të luaja, por edhe për të ndihmuar skuadrën për fituar ndeshjen. Ky është një inat që realisht të del kur je në stol.

Përse zgjodhët të shënonit golin me finte?

Mund të them se nuk ishte dashakeqësi kundrejt Tiranës. ishte instinkt i momentit. Sapo e kam parë që është folur për provokime apo diçka tjetër. Unë doja që të isha sa më i sigurt që topi do të hynte në rrjetë dhe vendosa që ta godas topin me finte. Qëllimi ishte goli dhe jo tjetër. Në atë moment nuk mendon provokimet, por vetëm sesi të shënosh gol.

Në ndeshjet e fundit ju kemi parë më shpesh në stol, çfarë ju ka thënë Kolela?

Mendoj se vazhdimësia e ekipit na ka bërë që të kemi oshilacione edhe ne si lojtarë. Nuk jam i vetmi që kam pasur këto probleme. Janë shumë lojtarë që stafi ka vendosur t’i lërë në stolin e rezervave në varësi të takimit. Vetëm kaq./Panorama Sport