Te Italia ankohen për mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë. Ish sulmuesi i kësaj kombëtarje, Mario Balotelli nuk është i këtij mendimi. Balotelli shprehet në rrjetet sociale se në qarkullim ka mjaft lojtarë të mirë të atij reparti.

“Ka ende sulmues në Itali dhe janë në formë, më besoni. Keqardhja është ndjenja e atyre që periodikisht nuk e mësojnë mësimin e tyre dhe arrijnë atje kur gjithçka mbaron ose ka ikur ose thjesht nuk do të arrijë kurrë” – Tha ai. Balotelli ka luajtur 36 ndeshje me Italinë.