Luiz Ejlli është pa asnjë diskutim kryefjalë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, teksa është edhe një nga banorët më të komentuar jo vetëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Kurioziteti është i madh për të, pasi vetë këngëtari përveç humorit që e ka me shumicë, nuk preferon të tregojë shumë informacione nga jeta e tij personale. E së fundmi, në një bisedë me Kiarën, ai i ka rrëfyer asaj historitë e tij të dashurisë. I pyetur nga Kiara se sa herë ka qenë i dashuruar, Luizi i është përgjigjur se i ka ndodhur të dashurojë vetëm një herë në jetë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Luiz sa herë ke qenë i dashuruar në jetën tënde? Po të pyes seriozisht tani.

Luizi: Vetëm një herë ka ndodhur dhe ka zgjatur me vite. Tani u shua sepse u ftoh dhe detajet do t’i tregoj kur të dalim jashtë. Vetëm një herë kam ndier por u ftoh marrëdhënia dhe shkuam drejt ndarjes. Detajet do i tregoj jashtë por gëzoj respekt.

Luizi: Nuk besoja te dashuria me shikim të parë por tani … (qesh)