Julian Deda është një nga aktorët më të njohur në Shqipëri. Jo vetëm në spektaklet e humorit, por Juli është edhe një aktor i skenave teatrale. Pas rreth 10 vitesh mungesë, Juli u shpreh se e ka shijuar shume shfaqjen e fundit dhe pritjen fantastike nga publiku jo vetem i Tiranes por dhe qyteteve te ndryshme.

I ftuar së fundmi në emisionin ‘Më prit në fundjavë’ në RTSH, me Ermal Peçin, aktori foli edhe për aktorin Luiz Ejlli, ndërsa rrëfeu se i vëllai i tij ka njohje me të që kur kanë qenë fëmijë. “Jo, me Marion ka një njohje që në fëmijëri. Luizi është fituesi”- tha Juli:

Ndër të tjera, Juli tha se ai ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother gjatë këtij edicioni, por nuk ka pranuar dhe me shumë mundësi do ta shohim si konkurrent edicionin e ardhshëm. “Pata edhe une një ftesë për të qenë ne Big Brother, ndoshta shkoj vitin tjetër’”- tha ndër të tjera Juli.

Po nëse do të ishte kete edicion, a do ta mposhte ai Luizin? ‘Mes Luizit dhe meje? Do fitoja une’ – përfundoi aktori.