Ka shumë mundësi që Kiara sonte të largohet nga shtëpia, e Luizi këtë nuk po e përjeton aspak lehtë.
Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë sot në nominim “kokë më kokë” dhe pritet që njëra prej tyre mbrëmjen e sotme të lë shtëpinë e Big Brother.
Por kur moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur dhe shihet duke qarë.
Kiara i thotë se nuk ka asgjë për të qarë, ndërsa ky i fundit nuk i kthen asnjë përgjigje.
“Ç’a ke që qan, se nuk ka gjë për të qarë”, i thotë Kiara Luzit teksa bën gati valixhet.