Aktori i humorit, Elvis Pupa, ishte larguar nga vëmendja e mediave, duke shijuar jetën mes SHBA dhe Australisë.
Por me rikthimin e tij në Big Brother, të gjithë kanë pasur mundësinë ta njohin më mirë aktorin e humorit. Ditën e sotme, ai ka ndarë më shumë detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke çuditur jo vetëm banorët, por edhe publikun.
Në një nga bisedat që ka bërë sot me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara.
”Rrimë deri vonë bashkë, por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë”, ka bërë me dije Visi.
”Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flemë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”.
Ky fakt ka nxitur edhe reagimet e banorëve, që duket se u çuditën kur dëgjuan këtë variant të Elvisit.