Kate Middleton është një nënë e dashur dhe i vendos tre fëmijët e saj mbi gjithçka. Krenare për Princin George, nëntë vjeç, Princeshën Charlotte, shtatë vjeç dhe Princin Louis katërvjeçar, ajo buzëqesh shumë kur është me ta.
Princesha e Uellsit ka ndarë publikisht momente të ëmbla me fëmijët e saj të vegjël. Një prej tyre pak orë më parë, ku është fotografuar me ta në trungun e një peme.
“Gëzuar ditën e nënës nga familja jonë tek e juaja”, ka shkruar ajo foton e postuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Fotoja në fjalë është postuar me rastin e festës së nënës, e cila festohet më 19 mars në Britani.
Middleton nuk e ka fshehur kurrë dobësinë e saj për fëmijët, ndërsa shumë herë ka lënë të kuptohet se do të donte një të katërt.