Episodi i djeshëm i American Idol, po bën xhiron e botës dhe ka të bëjë me audicionin e 21-vjeçarit Trey Louis, i cili arriti të emocionojë anëtarët e jurisë si me performancën, ashtu edhe me historinë e tij.

Pas përfundimit të audicionit, Trey Louis tha nse në maj 2018, një i panjohur me armë hyri në shkollën e tij. Ai filloi të qëllonte duke vrarë 8 studentë, përfshirë miqtë e tij si dhe 2 mësuese. Ai ndodhej në klas e artit 2, ndërsa ngjarja sapo kishte ndodhur në dhomën ngjitur.

Fillimisht gjyqtarët dëgjuan në heshtje dëshminë tronditëse të 21-vjeçarit, kur Katy Perry shpërtheu në lot dhe bërtiti se “vendi ynë ka dështuar”.

“Duhet të ishe këtu sepse e do muzikën, jo sepse ju detyruan ta kaloni këtë”, shtoi Perry me lot në sy.

Vetëm këtë vit, ka pasur më shumë se 94 të shtëna masive në shkollat ​​amerikane.

“Ne e kemi kaluar këtë për kaq shumë kohë”, tha Richie duke fshirë gjithashtu lotët e tij. “Tashmë është bërë normale.”

21-vjeçari ia kushtoi audicionin shokut të tij Stone, i cili vdiq nga të shtënat.