Përzgjedhja e një teksti për të kënduar është sfidë për çdo artist.
Por, është një temë ku çdo artistë e gjen vetën dhe çdo këngë shndërrohet në hit.
Tema e nënës është mjaftë delikate dhe e ndjeshme. Kjo temë, nuk njeh zhanër muzikorë, është aktuale në çdo kohë dhe moment që dedikohet.
Këta janë edhe disa nga artistet tanë që iu dedikuan këngë nënave:
Shyhrete Behluli
“Nanës”, me plotë shpirte i këndoi edhe Shyhrete Behluli. Kënga u publikua në vitin 2016, por sot e kësaj ditë është një nga këngët e para që bie në mend sa herë kujtohet nëna. “Nga të gjitha krijesat je më i bukuri emër, ti s’më do me fjalë ti më do veç me zemër”, janë fjalët që transmeton këngëtarja me plotë emocion.
Shkurte Fejza
Ishte viti 2018, kur këngëtarja i dedikoi një këngë nënës së saj, këngë kjo që u prit shumë mirë nga ndjekësit dhe sot e kësaj ditë dëgjohet shumë.
Albina Kelmendi
Albina Kelmendi I dedikoi një këngë të gjitha nënave. Këngë kjo që tregon se nënat janë shembull për vajzat e tyre. Si në çdo sukses dhe gabim i vetmi vend ku gjen mbështetje është nëna, sipas Albinës.
Mozzik
Mozzik me shumë emocione i dedikoj një këngë nënës së tij, duke ia dedikuar asaj të gjitha sukseset në jetë. Mes tekstit reperi nuk harron të përmend sfidat ë nënës për qe dëshiron ta sheh djalin e saj mirë.
2 Ton
Edhe 2 Ton, i kushtoj një këngë nënës, këngë e cila u prit shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarit. Në këtë këngë reperi i premton nënës se asnjëherë nuk do ta mërzis, shkruan “Kosovarja”
Motrat Mustafa
Edhe motrat Mustafa i kënduan disa herë nënës së tyre. “Malli i nënës” është këngë që i emocionoi të gjithë, shkruan “Kosovarja”
Aurela Gace
Aurela me zërin e saj drithërues, preku zemrat e të gjithëve më këngën “Nënë e imja nënë”. Ajo, me gjithë shpirt i këndon nënës.
Mahmut Ferati
Mahmuti i këndoi “Mallit të nënës”. Këngë kjo që preku publikun, e sidomos ata që nuk i kanë më në jëtë nënat e tyre.
Ilir Shaqiri
Këngëtari Ilir Shaqiri i dhuroj ndjekësve të tij një baladë mjaft unike dhe emocionuese dedikuar nënës. “Balada e nënës”, është mjaftë e dëgjuar në gjitha trojet ku flitet shqip.
Samanta
Forcën e gruas e shndërroi në një këngë edhe Samanta. Në këngë “Mama, ajo tregon një histori që kohët e fundit po dëgjohet shumë shpesh në shumë familje shqiptare. Samanta tregoi se një grua edhe pse e tradhtuar nga bashkëshorti, bën gjithçka për fëmijët e saj.
Arta Bajrami
Balada e Artës për nënë, është një nga këngët me të pëlqyera në listën e këngëve të këngëtares. Emocionet që përçon kënga, tund zemrat e publikut.