Astrologjia thotë se sipas shenjës së horoskopit dhe elementit që i përkasim, ka disa karakteristika të përbashkëta që përcaktojnë personalitetin tonë. Kjo është arsyeja pse disa persona kanë një personalitet më të fortë se disa të tjerë.
Ja të cilave shenja janë ata.
Dashi
Personat e kësaj shenje janë ndër më të fortët e zodiakut. Ata kanë energji dhe gjallëri me shumicë, e nga ana tjetër janë aventurierë. Asnjëherë nuk i druhen asgjëje dhe janë gati të ndërmarrin sfida. Dashët duan të jenë lider dhe kanë siguri në vetvete. Ndonjëherë mund të jenë edhe rebelë dhe impulsivë, çka i bën të kenë edhe armiq. Asnjë moment ata nuk kanë frikë të ndajnë pikëpamjet për çdo lloj teme, por nga ana tjetër janë kokëfortë dhe vështirë se mund të binden. Ajo çka i bën ata të pushtetshëm është aftësia prej lideri, energjia dhe mungesa e frikës.
Akrepi
Personat e kësaj shenje kanë personalitet të fortë dhe kanë shumë intensitet sidomos ne planin emocional. Të tjerët i kritikojnë si arrogantë dhe të paduruar. Ajo çka i bën të fortë është vendosmëria, qëndrueshmëria dhe aftësia për të arritur të gjitha objektivat.
Gaforrja
Edhe pse njihen për ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta, personat e shenjës së gaforres janë edhe shumë të fortë dhe këmbëngulës. Ata janë mjaft të sigurt për aftësitë që kanë dhe kjo i bën ambiciozë në jetën profesionale dhe sentimentale. Më miqtë dhe personat në krah janë mjaft kërkues dhe duan që ata të jenë të sinqertë. Ajo çka i bën gaforret të fortë dhe me shumë besim tek vetja është perfeksionizmi dhe krijimi i gjërave të pabesueshme.
Luani
Listën e përfundojmë me një nga shenjat më të forta të zodiakut. Tipari që i veçon luanët është karakteri dominues dhe gjithmonë i gatshëm për të drejtuar. Ata nuk kanë frikë nga konkurrenca dhe dinë si të përdorin strategji për të arritur të gjitha objektivat. Forca që zotërojnë shpesh i bën të ndihen krenarë, por edhe arrogantë dhe kokëfortë. Karizma dhe vendosmëria janë gjithashtu forca të tyre.