Mund ta tregojnë, mund edhe jo, por katër shenjat e horoskopit që do të përmendim më poshtë, janë mësuar të nënvlerësojnë të tjerët dhe besojnë se janë më të mirët nga të gjithë. Ka mundësi që të tregohen arrogantë, vetëm se vetëbesimi i tyre është aq i madh.

Le të shohim se për cilat shenja po flasim.

LUANI

Nëse keni dalë ndonjëherë me një Luan, atëhere ju e dini. E dini sa arrogant është. E keni përjetuar vetë. Kjo shenjë beson se ka lindur mbret. Ai e merr të mirëqenë që të gjithë duhet të përkulen para madhështisë dhe epërsisë së tij. Ai gjithmonë i shikon të tjerët me përçmim dhe as nuk i konsideron të barabartë me të.

BINJAKËT

Binjakët e konsiderojnë veten si intelektualisht superiorë. Besojnë se askush nuk është aq i zgjuar sa ata. Se askush nuk ka sensin e tyre të humorit dhe aftësitë e komunikimit. Ata nënvlerësojnë inteligjencën e të tjerëve, duke ndjerë se mund të tallet me të gjithë pa u marrë si e mirëqenë dhe se mund t’i manipulojnë. Ata mendojnë se të tjerët nuk janë aq të shkathët.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha, përveçse është perfeksioniste, beson se vetëm ajo di, dhe askush tjetër, dhe mund të bëjë gjithçka në mënyrë korrekte dhe të përsosur. Ajo i nënvlerëson ata që e rrethojnë dhe i konsideron të gjithë nën pritshmëritë. Ajo nuk beson se ata mund të arrijnë standardet e saj, kështu që shpesh është e gatshme të marrë punë të ndryshme si dëshmi e aftësisë së saj. Është një fenomen i zakonshëm që një Virgjëreshë të nënvlerësojë njerëzit qoftë në mjedisin e saj familjar, në mjedisin e saj profesional apo dhe partnerin.

BRICJAPI

Ndryshe nga Virgjëresha që nënvlerëson të gjithë dhe gjithçka në jetën e saj, Bricjapi ka një tendencë për të nënvlerësuar kolegët apo konkurrentët e tij. Në profesionin e tij, ai beson se është më i miri dhe se vetëm ai mund të ketë sukses në situata të vështira, me përvojat dhe aftësitë e tij. Ai kurrë nuk është i kënaqur me rezultatet e të tjerëve dhe beson se do të bënte edhe më mirë. Ai as që e pranon që shefi i tij e meriton pozitën dhe përpiqet të bëjë veten përgjegjës.