Prej disa ditësh, çdo mbrëmje Kiara Tito, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bëjnë muhabet teksa janë të shtrirë në dhomën e gjumit. Madje nuk ka debate mes tyre siç ndodh gjatë ditës, por ka batuta dhe të qeshura.

Por mbrëmë ka pasur edhe një përqafim të sinqertë mes moderatores dhe aktores. Ato po bënin muhabet për mungesën e përqafimeve të të afërmve, kur Kiar ngrihet nga krevati dhe përqafon Oltën.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Mungon një përqafim i një familjari, i një njeriu që…

Olta: Imagjino kur të mungon ty që ke Luizin, imagjino mua

Kiara: Shumë

Olta: Po çmendem, sinqerisht kam nevojë për një përqafim

Kiara: Po ta jap unë moj

Olta: Po ma jep mo shpirt, ma jep se më ndihmon

Kiara: Ta jap tani, se ma kërkove para por mendova se po bëje shaka.