Prej ditësh, tashmë çifti më i famshëm i momentit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë distancuar prej njëri tjetrit. Mosmarrëveshjet mes tyre nisën nga një lojë ku Kiara tha se u ndje keq nga reagimi i Luizit i cili për të fituar lojën e bllokoi në një hapësirë të ngushtë pa i dhënë mundësi të lëvizte.

Situata mori përmasa të mëdha duke u komentuar edhe si dhunë gjatë spektaklit të kaluar, duke bërë që ata të jenë të ftohtë ndaj njëri tjetrit edhe pse ne disa raste provuan të sqarohen.

Kjo ka bërë që Luizi, që njihe si ndër banorët më aktiv në shtëpinë e famshme të jetë më i qetë dhe më i larguar nga pjesa tjetër e konkurrentëve.

Gjendja e tij e ka penguar jo pak Kiarën, e cila këtë pakënaqësi e foli sërish me këngëtarin duke i thënë madje se i duket ‘si fëmijë’.

“Për çfarë u mërzite, hiqe pjesë time je mërzitë me ndonjë gjë tjetër apo nuk e flet dot, qyqja qesh more burrë je bërë sikur të kanë rënë një mijë halle në kokë, mos u bë si fëmijë nuk ta them më vazhdo të qëndrosh ashtu, çfarë të them unë”, i tha Kiara-Luizit.

Këngëtari shkodran tha se ajo ishte gjëja e vetme që e mërziste dhe se do të ndihej mirë pasi t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre.