Në “shënjestër” të ndjekësve sërish është vendosur Kiara e kësaj radhe shkak është bërë një kërkesë që i ka bërë partnerit të saj, Luizit.

Teksa ishin duke pritur fillimin e rubrikës “Big love” Kiara i ka kërkuar Luizit që të shkojë të vishet pasi rrobat që ai kishte veshur nuk ishin “dinjitoze” E teksa banori ishte duke i thënë se rrobat nuk i kishin mbërritur akoma, moderatorja vijoi duke i thënë se përderisa është me atë duhet të jetë i kuruar.

Epo kjo kërkesë e Kiarës ka mjaftuar që ndjekësit sërish të vënë në dukje se “dashuria e saj për Luizin është thjesht për lojë”.

Pjesë nga Biseda:

Kiara: S’ke të veshësh një gjë dinjitoze?

Luizi: Tani se të erdhën rrobat ty, mua nuk më erdhën  

Kiara: Po shko vish ato që ke, pak rroba ke ti 

Luizi: Shumë kam 

Kiara: Na bën sikur s’ ke rroba 

Luizi: Jam lakuriq komplet 

Kiara: A je me mua? Apo..

Luizi: Jam me ty, jemi bashkë

Kiara: Bashkë jemi po shko kurohu

Luizi: Deri kur jemi bashkë

Kiara: Deri në finale

Luizi: Pse për lojë je duke më shfrytëzuar ti mua

Kiara: Po