Sabiani është i bindur që Kristi nuk do të dalë të martën nga shtëpia. Ai e përsëriti këtë gjë dy herë, një herë gjatë konferencës për shtyp, kur i drejtoi një pyetje atij dhe një herë tjetër në oborr, kur ai po bisedonte me Kristin dhe Keisin.

Sabiani i tha Kristit se ai nuk do eliminohet të martën. Ai shtoi se pasi e marta të kaloi, ata të tre do bisedojnë gjërë e gjatë, duke nënkuptuar që do flasin për lidhjen që është krijuar mes tyre.

Ndonëse skeptik nga ekrani, qëndrimi me dyshen në shtëpi, duket se ka ndryshuar deri diku opinionin e Sabianit. Dhe sjellja e tij kundrejt Kristit ka qenë e ngrohtë, edhe pse deri më tani nuk kanë konsumuar ndonjë bisedë bashkë, sa i përket Keisit.

Sabiani i tha atyre se ka dëshirë t’i shohë në formë. Kristi tha se ata janë në formë dhe shumë në rregull me njëri-tjetrin.