Pasi Luizi nominoi veten, Armaldon dhe Kristin debate të ashpra po ndodhin në BBV.
Armaldo nisi të ‘kërcënojë’ moderatoren Kiara Tito se do ta nxjerrë në nominim në mënyrë që të hakmerret ndaj Ejllit.
Një gjë e tillë solli reagimin e ashpër të Kiarës e cila i tha më pas këngëtarit që të mos e përmend më emrin e saj si argument për tu hakmarrë.
Mirëpo këngëtari jo vetëm që nuk ra dakord por u shpreh se do të marrë hak edhe pas daljes nga shtëpia e BB VIP pasi ai nuk i harron gjërat.
Gjatë bisedës me Kiarën, Luizi përmendi një rast ku njëri prej banorëve i cili nuk është më pjesë e shtëpisë i ka thënë një fjalë shumë të rëndë moderatores, situatë që sipas tij ka ndodhur rreth dy muaj më parë.
“Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë do e kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, u shpreh konkurrenti.
Kujtojmë se rasti për të cilin, Luzi po fliste ka të bëjë me një debat të ashpër që këngëtari pati me ish-banorin,Amosin ku ky i fundit ofendoi rëndë Kiarën duke e quajtur “p*tane”.