Aktorja Monika Lubonja është përballur me një ‘pyetje të sikletshme’ nga fëmijët e emision ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Një prej fëmijëve e pyeti Monikën se kur do të martohet, një pyetje në fakt me të cilën Monikat përballet shpesh.
“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”
Monika tha se deri më tani ka pritur princin, por nuk ka ardhur dhe se tashmë është në pritje të mbretit.
“Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë.
Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur”, tha Monika.