Problemet në marrëdhënie

Tensionet mes një çifti mund të dëmtojë jetën e tyre seksuale. Grindjet për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me seksin, si financat apo rritja e fëmijëve, mund të ndikojnë.

Ankthi për performancën

Shumë herë një person shqetësohet aq shumë për performancën e tij seksuale saqë nuk e shijon më vetë aktin ose madje as nuk hyn në procesin e marrëdhënies seksuale.

Ankthi i performancës është i zakonshëm si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat teksa i afrohen moshës 50 vjeçare.

Imazhi trupor dhe vetëvlerësimi

Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë dikë të ndihet më pak seksi. Lindja e fëmijës, dieta e varfër, shtimi në peshë ose rënia e flokëve janë faktorë që shpesh e bëjnë një person të ndihet më pak i dëshirueshëm.

Pra, kur këto lloj ndjenjash shfaqen, krijojnë pengesa për intimitetin dhe frymëzimin që kërkon seksi i mirë.

Pritjet dhe përvojat e kaluara

Seksualiteti është një instinkt natyror që na shoqëron që nga lindja, por familja, kultura, besimet fetare dhe mjedisi shoqëror formojnë pikëpamjet tona për seksin.

Për disa njerëz krijohet imazhi i kënaqësisë nga seksi, ndërsa për të tjerët imazhi rreth marrëdhënieve seksuale bëhet i ndërlikuar.

Stresi dhe ndryshimet në jetë

Stresi dhe lodhja mund të shtypin lehtësisht, dhe shpesh pa e kuptuar ne, dëshirat tona seksuale. Është diçka që vjen nga çdo aspekt i stilit të jetesës, duke filluar nga kërkesat e fëmijëve, shqetësimet financiare dhe çështjet shëndetësore, deri te pritshmëritë në punë dhe jo vetëm. Pra, kur e mbingarkojmë përditshmërinë dhe mendjen tonë, stresi që krijojmë na bën të shkëputemi nga partneri dhe marrëdhënia me të, pavarësisht nëse flasim vetëm për pjesën seksuale apo për ndonjë gjë tjetër.