Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito kishte një avantazh duke qenë se është lider e shtëpisë. Vëllai i Madh i tregoi një klip me disa lajme të shkruara për të gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në klip ishin dhe disa lajme të shkruara duke u bazuar në disa postime të Efi Dhedhes dhe Kejvina Kthellës. Dy ish-banoret kanë bërë reagime të ndryshme në lidhje me moderatoren.
Efi ka komentuar mënyrën se si u soll Kiara me Luizin gjatë një loje për një mision sekret. Efi shprehej se Ejlli nuk ka përdorur dhunë ndaj Titos teksa e ka vendosur në lavaman dhe se moderatorja mund të kishte folur që kjo gjë mos të bëhej e madhe.
Nga ana tjetër, Kejvina ka reaguar në lidhje me debatin që Kiara pati me Olta Gixharin në lidhje me punët e shtëpisë. Sipas modeles, Tito nuk ka bërë punë në shtëpi për aq kohë sa ajo ishte brenda.
Këto komente të Efit dhe Kejvinës i ka komentuar Luizi teksa po bisedonte me banorët pas përfundimit të spektaklit. Këngëtari u shpreh se Kejvina dhe Efi nuk e kanë llogaritur se kur të dalë nga BB VIP, do e japë edhe ai ndonjë koment me sarkazëm dhe humor.
“Lidhur me këto, Kejvina, Efi, Klea Huta, motra e Gixharit, nuk kanë llogaritur diçka. Unë me portalet nuk merrem kurrë, me lajm portali. Lajm që tha Kristi kështu, me Kristin merrem unë.
Tani, këto të katërta nuk kanë llogaritur diçka, që a do dal herët a vonë prej kësaj shtëpie. E do e jap edhe unë një koment, po koment alla Luizi që e kam me sarkazëm, me humor. Nuk e kanë menduar këtë”, tha Luizi.
Kiara i tha që të mos fliste më, pasi ishte mërzitje e momentit dhe tani ka kaluar.