Lionel Messi do të luajë në serialin e tij të animuar televiziv. Ylli i PSG-së ka rënë dakord për një marrëveshje me Sony Music Entertainment, sipas revistës Deadline. Projekti do të jetë pjesë e aventurës së Messi-t pas futbollit pasi ai të tërhiqet nga sporti. Messi zbuloi se mundësia për të qenë në një serial të animuar është një nga “ëndrrat” e tij.
Aktualisht në zhvillim, seriali do ta portretizojë Messin si “një fëmijë që përballet me pengesa ndërsa udhëton gjatë një videolojë” dhe do të shfaqë muzikë origjinale nga artistë dhe kompozitorë të Sony Music. Seria e re do të jetë në dispozicion në anglisht, spanjisht dhe gjuhë të tjera.
“Që në fëmijëri, gjithmonë i kam dashur serialet e animuar dhe fëmijët e mi janë fansa të mëdhenj të personazheve të animuar”, tha ylli argjentinas i futbollit në një deklaratë.
“Të jem në gjendje të marr pjesë në një projekt animacioni më bën të lumtur, sepse përmbush një nga ëndrrat e mia. Dëshiroj të falënderoj Sony Music që iu bashkua këtij projekti dhe shpresojmë që rezultati do t’i pëlqejë të gjithëve, veçanërisht vajzave dhe djemve të vegjël”, tha Leo.