Që prej primes të së martës ku banori më i ri i shtëpisë së Big Brother ishte këngëtari Lorenc Hasramaj, rrjeti po zien. Lart e poshtë po thuhet se Lorenci është ish i dashuri i Keisit.
Ishte pikërisht ish banori i Big Brother, Anaild Kaloti, ai i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit. Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.
Ndërkohë, së fundmi lidhur me këto lajme ka reaguar për herë të parë edhe babai i Keisit, Sabiani. Përmes një postimi në “InstaStory”, Sabi hedh poshtë këto lajme.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”shkruan këngëtari në një postim në Instastory.