Luis Enrique, ish-trajneri i Spanjës, ka folur së fundmi për të ardhmen dhe për ofertën që ka nga kombëtarja e Brazilit.
Në një intervistë të dhënë për “Ser Gijon” trajneri theksoi se nuk mendon se është profili i duhet për përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa shtoi se dëshiron të stërvitë një skuadër në Premier League.
“Do të doja të stërvitja një skuadër në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë ligën angleze sesa atë spanjolle, por nuk dua të kem ndonjë iluzion. Megjithatë nuk e shoh veten në Premier League në qershor. Do të doja vetëm të drejtoja një ekip të aftë për të luftuar për qëllime të caktuara. Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga ekipet e klubeve. Brazili? Ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë trajner. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar.”-tha Enrique.