Luis Figo, nuk beson se Real Madrid do të ruajë titullin e Ligës së Kampionëve që fituan sezonin e kaluar. “Ekipet e mia të preferuara për të fituar Champions League këtë sezon janë Manchester City dhe Bayern Munich”, tha Figo.

Sezonin e kaluar Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve duke eliminuar ekipe të mëdha si PSG, Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në finale mposhti Liverpool. Skenari duket i ngjashëm edhe një herë. Real Madrid përballet me Chelsea në çerekfinale dhe mund të luftojë me Manchester City ose Bayern Munich në gjysmëfinale nëse mposhtin Blutë e Londrës.