Këngëtari Luiz Ejlli e ka gdhendur dashurinë e tij për Kiarën. Ndonëse brenda shtëpisë së Big Brother, Luizi ka bërë një tatuazh që lidhet me Kiarën dhe dashurinë e tyre që ka nisur pikërisht brenda shtëpisë së Big Brother.

Luizi ka kërkuar që të bëjë tatuazh firmën e Kiarës e saj. Përpos firmës së të dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e ‘Big Brother’ si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.

“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”, u shpreh Luizi.