Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar lidhur me një deklratë të Luiz Ejllit, i cili tha se është një ndër moderatorët më të preferuar të tij si edhe moderatorja më seksi në ekranet shqiptare. Mirëpo, duket se Ponari nuk qenka ‘fanse e team Luizi’.

“Se ka diferencë, preferoj të jem e preferuara”, tha Ponari në një intervistë, duke lënë të nënkuptojë se nuk është fanse e lojës së Luizit brenda shtëpisë së Big Brother.

“Kjo është çështje shijesh, ca faji kam unë. Nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush është që nuk i do komplimentet por që do e vlerësoja njësoj si të vinte nga Olta, si të vinte nga Kristi, nuk ka lidhje me lojën e tyre aty apo mënyrën si komportohen. Dikush ka një shije të caktuar dhe të komplimenton”.

Ponari e vlerësoi atë si artist, por tha se Luizi dhe Olta nuk janë në shijet e saj për mënyrën sesi luajnë.

“Unë di ta ndaj artin nga artisti. Unë atij si individ i jap atributet e tij si muzikant se ka rrëmbyer disa çmime të para dhe nuk mendoj se është rastësi të arrish të fitosh disa herë radhazi, duhet të jesh i talentuar. Patjetër e për lojën që ai ka bërë aty brenda, por mua mënyra se si protagonistët dhe adashja e tij gaforre tjetër, Olta, nuk është në shijet e mia mënyra si luajnë, agresiviteti që tregojnë kundrejt banorëve të tjerë, kanë harruar ndoshta që të shijojnë një nga eksperiencat më të bukura, kanë harruar të shijojnë eksperiencën e tyre të jetës e hera herës kur i shoh sa agresiv janë më duket sikur po shoh Surviver e jo BBV. Nuk më pëlqen kjo gjë, nuk e shoh veten në atë vorbull, gjuha e ashpër bullizimi, targetimi, në momentin që është vënë një standard loje e glorifikohet të bëhet si shembull.

Më vjen shumë keq por asnjë i preferuar. Ndoshta Dea për qetësinë që ka, e mënyrën si argumenton e si zgjedh të distancohet nga agresiviteti i panevojshëm por dhe ajo ka rolin e koketës që e bën më shumë se duhet, për mendimin tim”, tha Ponari në Wake Up.