Luiz Ejlli duket se është kthyer përsëri në lojën virtuale. Dje pasi ka humbur disa qindra fansa duket si i ka rifituar ata përsëri përgjatë prime-it të Big Brother. Pra nga 631 ndjekës ai sot numëron 633 mijë të tillë në profilin në Instagram që tashmë menaxhohet dhe mban emrin e motrës së tij, Inës.
Rritja e madhe e llogarisë së Luiz Ejllit ka sjellë “luftë” mes produksionit të Big Brother dhe menaxhueses, Jurgenës. Shoqes së Luizit i është ushtruar presion prej kohësh për të hequr dorë nga menaxhimi i faqes që këngëtari ja la në mirëbesim.
Këto deklarata janë bërë dje nga ish fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti dhe mikut të Luizit Meridian Ramcaj, për të cilin thuhet se është bërë palë me Top-Channel për të menaxhuar profilin e këngëtarit.