Manchester City ka fituar me rezultatin 2-0 në sfidën ndaj Newcastle mesditën e sotme.
Pjesa e parë ishte një dominim i Cityt dhe golin e parë arritën ta shënonin në minutën e 15-të me anë të Foden, duke i çuar kështu me këtë rezultat skuadrat në pushimin e intervalit të parë kohor.
Pjesa e dytë nisi paksa intesivisht, me dy kartona të shpejtë të marrë brenda 15 minutave të para të pjesës së dytë. Në 45 minutat e dyta, Newcastle ishte më kërkues dhe tentoi disa herë të barazonte sfidën, por mungonte paqartësia brenda zonës së skuadrës vendase.
Duke qenë në momentin e tyre më të mirë, me shpresë për të barazuar rezultatin, City i jep goditjen finale në minutën e 67-të. Një kundërsulm mjaft i bukur dhe një lidhje perfekte mes Haaland dhe Bernardo Silva, përfundoi me golin e dytë falë goditjes së portugezit.
Me këtë rezultat, Guardiola rrit presionin mbi Arsenalin kryesues.