Maskara e ditës së djeshme tronditi opinionin publik, ku Dan Hutra qëlloi për vdekje tri gra dhe plagosi dy të tjera në Bathore dhe Paskuqan.
Të afërmit e familjes Hysaj në Paskuqan thanë për mediat se ngjarje të tilla do ishin parandaluar, nëse personi i dyshuar nuk do lirohej nga burgu. Ata kërkojnë që autori të dënohet me ekzekutim.
“Ata duhen dënuar me burgim të përjetshëm, por ma mirë më thënë për ti ekzekutuar me plumb. Ishte ndaluar nëse e kishin dënuar 30 vjet, por jo me gjykim të shkurtuar “, tha njëri prej tyre.