Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Bayern Munich në Champions League ka sjellë tension të gjerë, ndërsa klima në tërësi në ekip nuk është më e mira e mundshme.
Ka kritika të ashpra për futbollistët, veçanërisht për superyjet, si Kylian Mbappe dhe Lionel Messi. Ky i fundit nuk i ka shpëtuar as “shigjetave” të Jerome Rotten, me ish-lojtarin veteran të Paris Saint-Germain që sulmon argjentinasin.
“Ne nuk e duam atë, ai duhet të largohet nga Parisi. Ai nuk dëshiron të investojë në klub. Lexova disa nga deklaratat e tij ku thoshte “jam pershtatur” po ti me cfare je pershtatur? Duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 16 asistime kundër Angers dhe Clermont? Në ndeshjet e rëndësishme ai zhduket plotësisht”, tha ai duke folur për RMC Sport