Prestigjozja L’Equipe ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.
Kylian Mbappe kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët”, 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.
Por jo vetëm kaq, pasi L’Equipe pretendon se në rast se Mbappe do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milion eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milion eurosh.
Tarifat e sipërpërmendura nuk përfshijnë fitimet e Mbappe nga sponsorët. Podiumi plotësohet nga Neymar dhe Messi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbappe, teksa fitimet e tij mujore te Paris Saint German shkojnë 3 milion e 675 mijë euro në muaj.
Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë
Edhe pse në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi mbetet një më të paguarit në botë. Në Ligue 1, argjentinasi fiton 3 milion e 375 mijë euro në muaj.
Lista deri në top 10 plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Yedder i Monaco me 650 mijë euro në muaj. Edhe njëherë tjetër konfirmohet dominimi absolute i Paris Saint German në Francë.