Në tetor, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mohoi zërat se kontrata e sulmuesit norvegjez Erling Haaland përmban një klauzolë lirimi që ai të bashkohet me Realin në vitin 2024. Asokohe, Guardiola tha: “Nuk është e vërtetë. Ai nuk ka një klauzolë lirimi për Real Madridin apo për ndonjë ekip tjetër”.
Gjithsesi, Rafaela Pimenta, agjentja e Haaland, përsoni që ka marrë përsipër drejtimin e agjencisë së Mino Raiola pas vdekjes së tij vitin e kaluar, u shpreh: “Fillimisht është Premier League dhe më pas është edhe Madridi. Real Madrid ka diçka që është edhe ëndrra për të gjithë lojtarët. Ata nuk kanë ndeshje çdo 3 ditë, por kanë Champions League”.
Pimenta tha gjithashtu se lojtarët tani synojnë një lëvizje në Premier League në përgjithësi, në vend të klubeve individuale: Kur flasim me lojtarët dhe i pyesim se cili është qëllimi i tyre, ata thonë Premier League. Ata nuk thonë një ekip si City, Chelsea, Arsenal. Ata thonë Premier League. Kjo është hera e parë në 25 vjet që dëgjoj kaq shumë lojtarë të thonë se dua të shkoj në atë Ligë dhe jo në një klub”.
“Edhe Erling e donte këtë gjë, të luante në Angli dhe City është vendi i duhur. Guardiola është trajneri i duhur, por ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid. Aty ai do të fitojë edhe më shumë famë. Real Madridi është skuadra “ëndërr” për lojtarët”, tha Pimenta.