Ndonjëherë është e vështirë të kuptoni sinjalet paralajmëruese që tregojnë se jeni në një marrëdhënie toksike. Kur e doni dikë, të gjithë flamujt e kuq bëhen rozë dhe nisni gradualisht të romantizoni sjellje të cilat në fakt janë të gabuara.Një partner toksik, nuk duket i tillë që në fillim të marrëdhënies. Në pamje të parë, ky prototip duket perfekt dhe ka aftësie joshjeje të jashtëzakonshme. Gradualisht, duke ju gënjyer me një ndjenjë sigurie e cila nuk në fakt nuk eksizton, ai nis të viktimizohet dhe t’ju fajësojë për çdo problem të marrëdhënies derisa t’ju shketërrojë vetëbesimin. Në vijim do të ndajmë me ju 6 tipare të personalitetit të një partneri toksik:
1.Është xheloz për arritjet tuaja
Ndonëse në pamje të parë ai duket i sjellshëm, kini kujdes. Nëse në momente të caktuara keni parë se fshehurazi është konkurrues dhe e krahason veten gjatë gjithë kohës me ju, gjasat janë se ai nuk gëzohet për arritjet tuaja. Kjo është një shenjë treguese se partneri juaj do të jetë më i miri dhe nuk e pranon dot faktin se në disa situata jetësore, ju mund të kenë më shumë aftësi se ai.
2.Ju kritikon vazhdimisht
Dijeni se jeni në një marrëdhënie toksike me dikë që vuan nga narcizmi nëse partneri juaj ndjen kënaqësi kur ju kritikon ose bën komente ulëse për ju dhe njerëzit tuaj të dashur. Këta persona ndihen mirë kur i shohin të tjerët në siklet sepse e mendojnë veten superiorë dhe të paarritshëm. Kjo është e vetmja mënyrë sesi e rrisin vetëbesimin e tyre.
3.Ju bën fajtor/fajtore kur është në faj
Njerëzit toksikë fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre dhe gjejnë mënyra për të mbuluar veprime të pahijshme në mënyrë që t’ju manipulojnë. Ata bëjnë çmos të shmangin ndjesinë e gjykimit të shkaktuar nga turpi dhe kështu shtrembërojnë të vërtetën duke mos marrë përgjegjësi përsipër. Sipas tyre, është gjithmonë faji i tjetrit dhe ata janë të përsosur.
4.Mendimi juaj nuk ka vlerë për të
Nëse ju ka bërë të ndiheni se e keni gjithnjë gabim dhe ai ka të drejtë, dijeni se jeni në një marrëdhënie toksike. Këta njerëz nuk e lejojnë partnerin e tyre të shprehen lirshëm sepse kanë një kompleks inferioriteti se mendimi I tyre është më i vlefshëm se i tjetrit.
5.Ju përdorin sipas interesit
Partnerët toksikë duan vetëm të marrin dhe nuk japin asnjëherë mbrapsht. Ju jeni thjesht aty për t’u dhënë atyre diçka që u nevojitet si paratë, seksi, dashuria dhe mbështetja. Në momentin që ata kanë marrë çfarë deshën nga ju, nuk është çudi të mos dëgjoni prej tyre.
6.Nuk kanë empati
Ata e portretizojnë veten si të sjellshëm ose pretendojnë të kenë ndjeshmëri të lartë, në mënyrë që njerëzit të jenë aty për t’u dhënë atyre atë që u nevojitet. Më vonë, pasi t’i njihni pak më mire do të kuptoni se nuk kanë ndjeshmëri, i trajtojnë njerëzit keq dhe mendojnë se kanë të drejtë të sillen si të duan pa marrë parasysh ndjenjat e personit tjetër. Nëse ky është rasti juaj, largohuni sa më parë./Living/