Tri shenjat e horoskopit kanë një karizmë të veçantë që i bie femrave, por edhe një varg paqëndrueshmërishë.
1. Dashi
Kur bëhet fjalë për miqësi, Dashi është i drejtpërdrejtë dhe agresiv. Sa më e fortë qasja juaj, aq më mirë. Dashi është gjithashtu i ndjeshëm ndaj komplimenteve. Ai do që të dësgojë se është njeriu më tërheqës në planet.
Por ju jeni të lirë ta kundërshtoni atë. Diskutimet janë shumë tërheqëse për të. Në këtë mënyrë, ju do ta arrini pabesisht zemrën e tij…
Dashi zakonisht dashurohet shpejt, intensivisht dhe me gjithë zemër. Marrëdhënia me të është dinamike dhe pasionante dhe ndjenjat e tij janë jashtëzakonisht të thella.
Megjithatë, deshtë janë shumë të pamatur në dashuri. Përleshjet me ta janë mjaft të shpeshta, kështu që rrethi vicioz i grindjeve dhe pajtimit mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Ose, derisa pasioni të jetë zhdukur.
Sapo të ndodh kjo, ata do t’i japin fund marrëdhënies dhe do të kërkojnë dikë tjetër.
Ata mund të funksionojnë vetëm me dikë që është një sfidë e vazhdueshme për ta.
2. Luani
Karizmatik dhe që kërkon vëmendjen, Luani ka besim të jashtëzakonshëm në aftësitë e tij. Optimist dhe i pavarur, ai lehtësisht bëhet në qendër të vëmendjes dhe di të qëndrojë aty.
Ai është përgjegjës në marrëdhënie, por mund të trajtojë keq vartësit e tij. Tejet kokëfortë, ai mezi e pranon humbjen dhe dështimin.
Partnerët duhet të kuptojnë pasionin e tij për suksesin në jetë dhe duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për ta lajkatuar dhe inkurajuar. Gjëja më e keqe që mund të bëni me një Luan është ta injoroni ose të mos i vini re arritjet e tij. Nëse doni të fitoni Luanin, do të jetë një betejë e vështirë.
Prandaj, ju themi menjëherë se gjëja më e zgjuar për të bërë është të hiqni dorë.
3. Peshku
Meshkujt peshq pëlqejnë të joshin dhe rrallëherë përfshijnë emocione në të. Ndoshta shumë më vonë, por edhe atëherë është një pikëpyetje.
Ata kanë një qëndrim kaq galant, saqë çdo grua për pak kohë ndihet se është e vetmja. Është thjesht një taktikë, në mënyrë që partneret e tij të pushojnë dhe të kënaqen më mirë.
Një burrë Peshk, priret të gënjejë dhe të jetë hipokrit.
Nuk dashurohet lehtë, duhet shumë mund dhe durim për të krijuar një marrëdhënie solide me të.