Sabiani u fut mbreme në “Big Brother VIP” si një surprizë për të bijën, ku njëkohësisht “i tërohqi veshin” për lidhjen me Kristin, për të cilën ka deklaruar se është kundër ku Keisit iu prezantuan edhe lajmet qe jane shkruar per te dhe Sabianin.

Por teksa babë e bijë ishin mes lotësh, Arbana komunikoi lajmin se Sabiani është banori më i ri i “Big Brother VIP”.

Ky lajm ka befasuar Keisin dhe gjithë banorët, por padyshim më shumë nga të gjithë, Kristin i cili me siguri e merr mendja se ç’e pret duke e ditur çfarë ka lënë jashtë. Ndërkohë nuk ka munguar reagimi i bashkëshortes së Sabianit e cila i jep “bekimin” e saj partnerit. Arnisa gjithashtu ka treguar se është “fanse” e Keisit.

Padyshim që vëmendja e publikut tani do jetë te treshja Keisi-Kristi-Sabian, pasi është hera e parë në historinë e këtij formati që ndodh dicka e tillë.

Reagimi i Kristit kur kuptoi që Sabiani do jetë banor i shtëpisë ishte epik, u bë ujë në djersë dhe i iku komplet fytyra. Nuk e priste kurrsesi një gjë të tillë dhe në fakt askush se priste. Ndersa u be viral ne rrjet me reagimin e tij.