Vite më parë ishte një nga talentët më interesantë të futbollit anglez, por karriera e Dele Alli vazhdon të shkojë në rënie. 26-vjeçari u huazua gjatë merkatos së verës nga Evertoni te Besiktasi.
Në Turqi ka zhvilluar 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë, duke realizuar tre gola në total. Së fundmi është zhdukur. Drejtuesit e klubit nga Stambolli i dhanë leje. Por Dele Alli akoma nuk është rikthyer në stërvitje.
Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes denoncoi “humbjen” e mesfushorit anglez. “I dhamë leje për të pushuar disi, por ai nuk është bërë më i gjallë. Po bie shi në Angli, ky ndoshta është shkaku pse nuk është rikthyer…
Ne po përpiqemi të zbulojmë se ku ndodhet. Ai nuk po u përgjigjet telefonatave tona”, u shpreh trajneri i njohur turk.