Luizi po akuzohet sërish për dhunë ndaj Kiarës po kësaj radhe nga Olta.
Situata mes çiftit është parë ndryshe nga Olta, e cila pas “Prime-it” e ka akuzuar Luizin për dhunë. Ndonëse Kiara i ka dalë në mbrojtje të dashurit të saj dhe ia ka shpjeguar situatën, Olta ka vazhduar me të veten.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ku i gjuajta?
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.
Kiara: Ky është i dashuri im.
Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk e kam gjuajtur.
Olta: I ke gjuajtur.
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?
Olta: E pashë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana, që i tha “Ke diçka për të thënë se më duket sikur ke diçka për të thënë?” dhe ajo tha s’kam asgjë për të thënë.
Luizi: Okej si të thuash ti
Bëhet fjalë për një fragment gjatë spektaklit ku Luizi po fliste me Qetsorin dhe Kiara e shtyu me taka, si shenjë që ai të ndalonte së foluri. Në atë moment Luizi u kthye nga ajo dhe vendosi dorën te këmba e Kiarës, si për t’i thënë që të ndalonte.