Ditën e sotshme banorët e BB VIP kanë marrë mesazhe nga ndjeksit e tyre. Por një nga më të veçantët ka qenë ai i bashkërshortit të Olta Gixharit.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se skemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”- shkruan ai.

Mesazh ky që duket se e ka bërë me krahë Oltën!

Ndërkohë pas mesazheve, sfida e imitimeve ndryshoi komplet atmosferën në shtëpi. Pasi të gjithë banorët përzgjodhën nga një emër, ata nisën direkt me lojën e imitimeve.

Menjëherë pas ndarjes së lojës, banorët hynë në rol dhe nisën të imitonin njëri-tjetrin. Një situatë e lezetshme u krijua mes Deas, e cila ishte në rolin e Kristit dhe Elvisit që ishte në rolin e Keisit.