Moderatores Kiara Tito iu dha një avantazh brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo do të ishte e para që do të mësonte titujt e mediave dhe reagimet e ish-konkurrentëve jashtë shtëpisë, në lidhje me të.
Por më shumë se sa një avantazh, kjo është interpretuar si një disavantazh, pasi ajo që ra në sy ishin vetëm titujt negativë, që kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi tek moderatorja, por edhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.
Të shumtë kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë, ndërsa duket se rrjeti i Tik Tok po zien, duke mos e kursyer moderatoren Arbana Osmani.