Trajneri i Milan Stefano Pioli është shprehur se skuadra e tij do përpiqet të shkruajë një faqe të rëndësishme me ndeshjen kundër Tottenham në Champions League.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes së kthimit të 1/16-ave të Championsit, që do të luhet këtë të mërkurë në “Tottenham Hotpur Stadium”, trajneri theksoi se Milan është një skuadër që e njeh mirë këtë kompeticion.

“Kur shoh që Man. United humbet 0-7, mendoj se Cristiano mund të kishte ndihmuar”
“Po flasim për Milanin, një skuadër që është mësuar të luajë në faza dhe nivele të caktuara, dhe mbi të gjitha në Champions League është përpjekur gjithmonë të shkëlqejë. Është e qartë se rruga jonë përfshin rikthimin për të qenë të rëndësishëm në Evropë dhe nesër kemi një mundësi. E vështirë, por e dimë që është një mundësi dhe është e qartë që nesër do të përpiqemi të shkruajmë diçka të rëndësishme”-deklaroi Pioli.