Luizi dhe Kiara po diskutojnë të gjitha mundësitë dhe e shohin moderatoren të rrezikuar përballë Oltës.
Të shtunën Olta dhe Kiara përballen kokë më kokë se kush do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në një bisedë që çifti bënte në oborr, Luizi shprehet se biletën e Kiarës do ta mbajë ai.
Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..
Kiara: Biletën do e marr me vete unë
Kiara: Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij
Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.
Kiara: Unë dua ta marr me vete..
Luizi: Jo dhe jo. Do e mbaj dhe do e hap unë