Keisi i ka dhënë fund raportit që kishte krijuar brenda shtëpisë së BBV me Kristin, raport të cilin ajo nuk preferon ta quajë lidhje. Gjithçka duket se është thyer me hyrjen e Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit me vajzat në BBV, kur i komunikon vendimin që ka marrë për të cilin ka informuar dhe Kristin.
“Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxora me kokën lart, ai ka besim te unë…”, shprehet ajo ndër të tjera.
Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.