Portali i familjes Berisha, edhe pse babai, pra Saliu, sipas të gjitha sondazheve, është kokë më kokë me Ilir Metën, si politikani më i urryer shqiptar, kanë nxjerr një sondazh të tyrin këtë të premte. Sipas sondazhit të tyre, në fakt Sali Berisha qenka politikani më i dashur shqiptar.
“Sipas sondazhit të fundit, 62.81% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ për kryeministrin Edi Rama gjatë periudhës ‘shkurt-mars 2023’ dhe vetëm 37.19% kanë ‘Mendim Pozitiv’.
Ndërkohë për kryetarin e PD, Sali Berisha, po për të njëjtën periudhë kohore, vetëm 35.56% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ dhe 64.44% kanë ‘Mendim Pozitiv’”, shkruan portali i familjes Berisha. Kjo ka sjellë reagimin ironik të analistit Ilir Demalia.
“Syri i Qim-Zenit shkruan sot: Rama në pikiatë, Berisha lideri më i preferuar i shqiptarëve për 2023-shin në Balkan dhe më gjërë.
Berisha të ketë strateg idelogjik Qimin dhe mos te jetë lideri më i sukseshëm i shqiptarëve jo vetëm në Ballkan por edhe më gjërë, kjo do të ishte një gjë e pamundur. Këtyre dhe Ylvi Vehbiu po të ishte gjallë nuk i bën derman aq rëndë janë”, shkruan ai.