Paul Pogba po pritej nga disa tifozë kur ai po dilte nga qendra e ekzaminimeve mjeksëore të Juvenstusi (J Medical). Ai vuan një shqetësim muskular i cili do ta lërë jashtë fushave edhe për 20 ditë të tjera. Francezi sapo ishte rikthyer nga dëmtimi që e mbajti pa luajtur gjithë sezonin.
Por jashtë qendrës mjekësore Pogba refuzoi të nënshkruante autografe dhe të bënte selfie me fansat duke ju thënë: “Më falni nuk jam në rregull”. Duke lënë të kuptohet kështu që ai nuk ishte në gjendjen emocionale të duhur për atë gjë.
Sjellja e Pogba ka qenë në diskutim këto kohë pasi ai para disa ditësh shkoi me vonesë në stërvitje dhe kjo shkaktoi probleme me klubin. E ardhmja e mesfushorit është në dyshim dhe në verë mund të ketë një largim të tij nga Torino.