Hyrja e Sabianit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka krijuar shumë polemika. Kristi dhe Keisi shpesh ndihen në siklet nga prezenca e Sabianit, por në rrjet kanë nisur komentet nëse edhe babai i Kristit, Robert Aliaj do të bëhet pjesë e Big Brother.

Robert Aliaj e ka mohuar kategorikisht pjesëmarrjen.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur në një lidhje ‘live’ në rrjetet sociale.

“Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbur në këtë mënyrë edhe Sabianin.

Ky reagim i Bertit vjen fiks një ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e Big Brother duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë.