Cristiano Ronaldo vijon të jetë i dobishëm për Kombëtaren. Numri 7 ka realizuar dopietë në fitoren 0-6 ndaj Luksenburgut në ndeshjen e 2 të Grupit J të Euro 2024.
Ndërkohë, golat e tjerë u realizuan nga Felix, Bernardo Silva, dhe Leao ndërsa ky i fundit humbi dhe një penallti.
Portgalia udhëheq Grupin J me 6 pikë në 2 ndeshje.
Në Grupin C, Italia mposhti 0-2 në transfertë Maltën. Prurja më re në ekipin e Mancinit, Retegui realizoi golin e parë të sfidës, ai gjithashtu realizoi edhe ndaj Anglisë disa ditë më parë. Goli i dytë për “axurët” u realizua nga Pessina. Italia renditet e dyta me 3 pikë pas 2 ndeshjeve.