Fotinia ka rrezikuar të prishë nominimin e kësaj jave duke sugjeruar se ka dhënë informacione nga jashtë për Oltën me hyrjen e saj në shtëpi.
Mbrëmja e djeshme ka pasur një debat, në mes të të cilit, Fotini i është drejtuar Oltës me fjalët “një dy gjëra që t’i kam thënë, kanë qenë prej motrës tënde”.
Ndërkohë që Olta e ka pyetur Fotininë “t’i ka thënë motra ime”, kanë ndërhyrë dhe banorë të tjerë që i kanë thënë Fotinisë se po rrezikon. Nuk dihet se çfarë do të vendosë produksioni këtë të shtunë pas kësaj deklarate, pasi Fotinia u kujdes të thoshte se ajo i ka dhënë këshilla Oltës, prej motrës së saj.
Fotini: Unë kam një vlerësim tepër të madh për motrën tënde e nëse ti kam thënë dje nja dy gjëra janë vetëm prej motrës tënde
Olta: Ti ka lënë porosi ajo?
Nita: Foti je duken rrezikuar, Foti
Fotini: Ska gjë nuk ka problem. unë zgjedh ti them asaj pse i kam dhënë nja dy këshilla
Luizi: Po do të vijë në nominim me ne ajo
Qetsori: Po lëre të bëjë ca të dojë Foti
Luizi: O Fot do vish në nomimin me ne? Po jo moj se është gjynah.